Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, policia çon në qeli një shpërndarës heroine
English

Tiranë, policia çon në qeli një shpërndarës heroine

Tiranë, 26 gusht NOA - Antidroga e policisë së Tiranës ka çuar në qeli një 29-vjeçar pasi posedonte një sasi droge.

Kreshnik Selfo, 29- vjeç u kap dje nga forcat e komisariatit të policisë nr.4, dhe specialistët e antidrogës dhe gjatë një kontrolli fizik ju gjet në portofol një sasi pluhuri me ngjyrë bezhë me erë dhe karakteristika si ato të lëndëve narkotike të llojit heroinë

Ndërsa gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti dhe sekuestroi 29-vjeçarit sasi të tjera lëndësh dhe bimë të dyshuara narkotike, një peshore elektronike e sende të tjera që dyshohet se shërbejnë për ambalazhimin e lëndës narkotike, si dhe një sasi e konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2.5 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë e ndarë në 10 doza, 1 bimë e mbjellë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, 2 aparate telefona celular, një sasi farash të dyshuara fara të bimës narkotike të llojit Cannabis Sativa me peshë 1.4 gram. 5.2 gram me gjithë amballazh bimë e dyshuar Cannabis Sativa dhe 25.500 lekë dhe një peshore elektronike. k.k/NOA

KOMENTE