Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Jashtëm Hyseni viziton sot Turqinë, ftesa nga homologu Davutoglu
English

Ministri i Jashtëm Hyseni viziton sot Turqinë, ftesa nga homologu Davutoglu

Ankara, 27 gusht, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, nisi sot një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Zyra e tij e shtypit bën me dijeni se ftesa për realizimin e saj, kryediplomatit kosovar i ka mbërritur nga homologu i tij turk, Ahmet Davutoglu.

Bëhet e ditur se ndërsa sot ministri Hyseni do të zhvillojë takime me homologun e tij Davutoglu, ditën e nesërme ai do të zhvillojë edhe një sërë takimesh të tjera me përfaqësues të lartë të shtetit turk. Gjatë takimeve të shumta të ministrit Hyseni do bisedohet rreth intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Turqi, gjetjes së formave të bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve tona etj. Ndërkaq, bëhet e ditur nga MPJ e Kosovës se në fokusin e këtyre takimeve të përbashkëta mes ministrit të Jashtëm kosovar dhe zyrtarëve turq, do të jetë edhe ecuria e procesit të njohjeve të Kosovës dhe rëndësia që ai paraqet si i tillë.

n.e/NOA

KOMENTE