Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protokolli me Serbinë, EULEX i kërkon ndihmë Brukselit
English

Protokolli me Serbinë, EULEX i kërkon ndihmë Brukselit

Bruksel, 27 gusht NOA-Misioni i BE-së në Kosovë i ka kërkuar Brukselit udhëzime se si të veprojë më tutje për protokollin për bashkëpunim policor me Serbinë, pas kundërshtimit të prerë të Prishtinës.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së në Prishtinë, Pieter Feith dhe shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon nuk kanë arritur as pas takimit të së enjtes që të sigurojnë pëlqimin e institucioneve të Kosovës për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet policisë së EULEX-it dhe asaj të Serbisë.

Në takimin me dyer të mbyllura, presidenti dhe kryeministri kosovar i kanë ritheksuar zyrtarëve të lartë evropianë në Prishtinë qëndrimin e tyre të prerë në kundërshtim të protokollit dhe kanë nënvizuar se prej "sot, të gjitha bisedimet dhe debatet për këtë çështje janë përfundimisht të mbyllura."

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e presidentit, thuhet se "institucionet e Kosovës janë institucione sovrane dhe rrjedhimisht marrin vendime sovrane në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit".

Udhëheqja e Prishtinës tha se Kosova nuk merr asnjë obligim dhe përgjegjësi për çështjet për të cilat nuk ka vendosur në mënyrë sovrane.

Bisedimet ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit për zyrtarizimin e bashkëpunimit mes tyre në fushën e policisë, kanë çuar në protesta të dhunshme në Prishtinë.

Dy ditë më parë, aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë dëmtuar rreth 30 makina të misionit evropian, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë për arrestimin e tyre janë lënduar lehtë disa persona.

m.i/NOA

Â

KOMENTE