Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti për tortura, cilat janë pasojat për SHBA-në
English

Raporti për tortura, cilat janë pasojat për SHBA-në

Uashington, 27 gusht NOA/DW - Në SHBA, hetuesia për të dyshuarit terroristë nuk do të jetë më përgjegjësi e CIA-s. Këtë detyrë do ta marrë përsipër një njësi speciale e policisë federale, FBI, e cila do të jetë nën mbikëqyrjen e Shtëpisë së Bardhë.

Raporti për metodat e CIA-s ndaj të dyshuarve për terrorizëm është shkruar gjatë pesë viteve të kaluara. Në këtë raport përshkruhen të gjitha rastet që nga viti 2004. Prandaj shefi i CIA-s Leon Panetta, ka reaguar me përbuzje ndaj raportit të publikuar, duke thënë se të gjitha këto janë vetëm "histori të vjetra".

Histori të vjetra po, por për opinionin me siguri të panjohura. Opinioni nuk ka ditur asgjë për kërcënimet me armë, turjelat elektrike apo simulimin e vrasjeve të të burgosurve të tjerë dhe kërcënimet me dhunimin e anëtarëve të ngushtë të familjes.

Rastet më flagrante të këtyre "historive të vjetra", tani mund të kenë edhe vazhdimin juridik. Ministri i drejtësisë, Eric Holder e ka emëruar prokurorin e shtetit John Durham si hetues të posaçëm.

Ai duhet të hetojë nëse në 12 masat e ndërmarra janë shkelur ligjet federale. Durham e njeh mirë materien, sepse vitin e kaluar ka hetuar rastet e asgjësimit sekret prej CIA-s, të 92 videove të marrjeve në pyetje.

Megjithatë, tani shtrohet dilema e interesit dhe dëmeve ndaj përndjekjes së nëpunësve të CIA-s. Garry Berntsen, i cili deri në vitin 2005 ka qenë një ndër oficerët udhëheqës të CIA-s në Afganistan, deklaroi për televizionin CNN: "E gjitha për fat të keq është politizuar shumë dhe po dëmton tej mase operacionet sekrete. Nëpunësit nuk do të dalin më nga vendstrehimet e tyre sepse rrezikojnë. Nga përvoja ime në Afganistan, në vitin 2001, më duhet të them se ka qenë shumë vështirë të gjesh bashkëpunëtorë sepse shumë prej tyre nuk kanë besuar se mund të mbrohen."

Këtë përshtypje ka bërë përpjekje ta forcojë edhe shefi i CIA-s Panetta. Ai u ka dërguar një e-mail të gjithë bashkëpunëtorëve ku thotë se "do të dalë në mbrojtje të çdo nëpunësi, i cili ka bërë atë që ka kërkuar atdheu" dhe - që është shumë interesante - "atyre që u janë përmbajtur urdhrave juridike. Ky është edhe qëndrimi i presidentit."

Robert Baer i cili edhe vetë ishte një agjent shumëvjeçar, pohon: "Ne po flasim për njerëz të cilët kanë gabuar. CIA nuk mund të fshihet pas perdes së obligimit për të qenë sekret. Nuk mund të fshihet as pas firmave private si ajo "Blackwater".

Presidenti e ka bërë shumë të qartë se nuk do të përndiqet asnjë prej nëpunësve, të cilët kanë vepruar në bazë të ligjit. Mirëpo askush, as FBI-ja e as CIA, nuk mund të jenë mbi ligjin. Në qoftë se dikush vepron kundër ligjit, duhet të përndiqet penalisht."

Autori i librave për CIA-n, të cilat janë shitur mirë edhe në Gjermani, kritikon shërbimin sekret në përgjithësi për metodat që ka përdorë gjatë hetuesisë ndaj të akuzuarve për terrorizëm. Garry Berentzen pohon: "Së pari kur filluam me arrestimin e të dyshuarve, në vitin 2001 në Afganistan, për shembull, i kemi dorëzuar ata në duart e ushtrisë. Nuk mund të besoja se mund të futemi në këto punë, por për fat të keq, më vonë janë bërë gjëra të tilla."

Presidenti Obama ndërkohë ka urdhëruar formimin e një njësie speciale të specialistëve për hetuesi, të cilët në të ardhmen do të merren me të akuzuarit kryesorë për terrorizëm. Rolin e vet në këtë njësi do ta ketë edhe CIA, por jo rolin kryesor, sepse ai tani i takon FBI-së.

KOMENTE