Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha, Bollanos: Do të takohemi për të bërë analizën dhe për të përcaktuar detyrat
English

Berisha, Bollanos: Do të takohemi për të bërë analizën dhe për të përcaktuar detyrat

Himarë, 28 gusht NOA - Kryeministri, Sali Berisha përuroi sot fillimin e punimeve për rrugën e plazhit Potam, në Himarë.

Në takimin e zhvilluar me banorët e zonës, në kuadër të turit "Shqipëria po ndryshon", kryeministri Berisha u shpreh se zotimi i qeverisë për të asfaltuar të gjitha rrugët që zbresin drejt detit, përbën tashmë një premtim të mbajtur.

Kryeministri siguroi se brenda vitit 2010, do të asfaltohet çdo metër rrugë e fshatrave të brigjeve të Jonit dhe Adriatikut.

Ai tha se paralelisht me projektin e asfaltimit të rrugëve do të ecet në drejtim të furnizimit me ujë të të gjithë zonës bregdetare, si dhe të zbatimit të një seri projektesh të tjera, në mënyrë që viti i ardhshëm të jetë një vit turistik më i mirë në të gjitha aspektet.

"Janë një seri projektesh në zbatim e sipër. Qeveria do ti përshpejtojë  ato dhe do të bëjë çdo përpjekje që viti i ardhshëm  të jetë një vit turistik edhe më i mirë se viti që lëmë pas" deklaroi Berisha para banorëve të zonës.

"Zoti Bollano, unë ju garantoj se së bashku me ju dhe qeveritarë të tjerë vendorë, të ultësirës bregdetare dhe të Bregut të Jonit, shumë shpejt do të takohemi për të bërë analizën dhe për të përcaktuar detyrat, përparësitë, për ndërhyrjet më të shpejta të mundshme, duke njohur se detyra e qeveritarëve është të shohin më shumë dobësitë, sesa sukseset. Sukseset flasin vetë, por dhe dobësitë flasin dhe duhet ti korrigjojmë. Duhet që qeveritë vendore dhe qeveria qendrore ti shndërrojnë në përparësi absolute, ndërhyrjet e shpejta për të përgatitur vitin e ardhshëm, një sezon turistik, më të mirin që ka njohur Shqipëria në tërë historinë e saj" iu drejtua kryeministri kreut të bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.Â

k.k/NOAÂ

Â

KOMENTE