Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Letra e hapur e 37 përfaqësuesve të PS: Rama ik, zbato statutin
English

Letra e hapur e 37 përfaqësuesve të PS: Rama ik, zbato statutin

Tiranë, 28 Gusht NOA Update - Në prag të mbledhjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS-së që pritet të mbahet nesër më 29 Gusht 2009, një grup bashkë-themeluesish të Partisë Socialiste, përmes një letre të hapur, u drejtojnë një apel publik qytetarëve shqiptarë që më 28 Qershor 2009 votuan për alternativën e majtë, anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së.

Letra e hapur është nënshkruar nga ish-ministra, kryetarë partie, deputetë, kryetarë Bashkie dhe Komunash, nga mbarë vendi dhe anëtarë të PS, që prej themelimit të saj.

Ata thonë se duke ndjekur në vijimësi dhe analizuar me shqetësim zhvillimet e brendshme politike dhe organizative në Partinë Socialiste pas zgjedhjeve parlamentare, duhet realizuar "zbatimi rigoroz dhe pa kushte i statutit të PS-së që parashikon ndërprerjen automatikisht të mandatit të kryetarit në detyrë dhe mosrikandidimin e tij".

Nënshkruesit e letrës, përmendin disa problematika të tjera si "procedurën përmes të cilave PS-ja inicoi dhe realizoi në bashkëpunim me PD-në ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor" dhe "dështimin e përsëritur të PS-së në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit 2009".

Ndaj ata vlerësojnë se "vazhdimi i drejtimit të PS-së nga ana e Ramës mund të çojë në eksperimente të tjera të dhimbshme për popullin e majtë, në dështime politike të njëpasnjëshme dhe në humbje të reja elektorale".

Për nënshkruesit e letrës, "kryetari në detyrë i PS-së është pjesë e historisë politike të kësaj partie dhe çfarëdo përfshirje e tij e drejtpërdrejtë në zhvillimet e ardhshme politike dhe institucionale të partisë rrezikon përçarje të reja në gjirin e saj".

Më tej ata shprehen se "vazhdimi i drejtimit të PS-së nga Rama do të thellonte më tej frymën autoritariste, do të lehtësonte ndërhyrjet e grupeve të interesit në vendim-marrjet më të rëndësishme të kësaj force politike, etj.".

Sipas nënshkruesve, "humbja e 28 Qershorit për PS-në dëshmoi jo vetëm mungesën e vizionit strategjik të kryetarit Rama në qeverisjen e PS-së, por edhe mungesën e vizionit politik të tij në ndërtimin e aleancave zgjedhore, duke u vetëshpallur misionar i fitores, i vetëm, pa lidership, pa program dhe pa ekip".

Ata theksojnë se "çfarëdo përpjekje për keqpërdorimin e ndjeshmërisë elektorale të socialistëve me synim largimin e vëmendjes nga çështja kryesore e Kongresit të Jashtëzakonshëm: analiza për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve parlamentare dhe marrja e përgjegjësive përkatëse".

"Shpërndarja e përgjegjësive tek parti të tjera, tek komisionerët socialistë, etj., thjesht do ta shndërronte forumin më të lartë politik të PS-së në një mburojë fiktive të Ramës, për mbajtjen me çdo kusht të uzurpuar prej tij të postit të Kryetarit të PS-së, do të sillte rrënimin e mëtejshëm të kësaj force politike dhe zhytjen e saj në një krizë ideore, organizative, strukturore me pasoja të rënda dhe afatgjata", - vijon letra e hapur.

Në këto rrethana dhe në kuadrin e përgatitjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS-së të datës 29 Gusht 2009, "me dëshirën që jeta politike në PS të normalizohet sa më pare dhe Shqipëria të bëhet pjesëtare e denjë e familjes Evropiane edhe me kontributin e PS-së tashmë në opozitë, apelojmë që Kongresi, si forumi më i lartë politik vendim-marrës i PS-së të ushtrojë përgjegjësitë e veta statutore, përfaqësuese dhe politike në interes të së ardhmes së kësaj partie".

Më konkretisht, nënshkruesit e letrës së hapur, bëjnë thirrje për:

1.Zbatimin rigoroz dhe pa kushte të statutit të PS-së që parashikon ndërprerjen automatikisht të mandatit të kryetarit në detyrë dhe mosrikandidimin e tij;

2, hapja e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri sipas përcaktimeve statutore të paraprihet nga analizat përkatëse politike dhe organizative në të gjitha nivelet elektorale të PS-së dhe në forumet drejtuese të saj (në detyrë).

Më poshtë, gjendet lista e firmëtarëve të apelit drejtuar socialistëve shqiptarë dhe lidershipit të PS-së:

Agron Tato, Deputet i PS-së (1997-2005)

Arbër Qilimi, Deputet i PS-së, Rrethi Delvine (1997-2001)

Ardian Myslymi, Deputet i PS-së (1997-2001, 2001-2005)

Astrit Kola, Deputet i PS-se (1997-2001)

Bardhyl Agasi, Deputet i PS-së (1992-1996, 1996-1997, 1997-2001, 2001-2005)

Bukurosh Stafa, Deputet i PS-së (2001-2005)

Durim Hushi, Deputet i PS-së (2001-2005, 2005-2009)

Elida Tepelena, Deputete e PS-së (2001-2005, 2005-2009)

Flamur Hoxha, Deputet i PS-se (1997-2001, 2001-2005)

Flamur Rogu, Deputet i PS-se (1997-2001, 2001-2005)

Ilirjana Kërçuku, Deputet i PS-se (1997-2001)

Lekë Çukaj, Deputet i PS-se (1997-2001, 2001-2005)

Maksut Balla, Deputet i PS-se (1997-2001)

Natasha Paco, Deputete e PS-se (1997-2001)

Nazmi Bilani, Deputet i PS-se (1997-2001, 2001-2005)

Rajmonda Stefa, Deputete e PS-se (1997-2001, 2001-2005)

Rrapush Tola, Deputet i PS-se (2005-2009)

Shpëtim Kateshi, Deputet i PS-se (1997-2001, 2001-2005)

Xhemali Xhixha, Deputet i PS-se (1997-2001)

Zamira Caka, Deputete e PS-se (1997-2001)

Zihni Beqiri, Deputet i PS-se (1997-2001, 2001-2005)

Viktor Doda, Ministër i Ekonomisë, PS

Agron Duka, Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit, PS

Zef Preçi, Minister i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit

Bashkim Habilaj, Prefekt (Qarku Vlorë)

Kolë Malaj, Prefekt (Qarkut Shkodër/Lezhë)

Krenar Suku, Prefekt (Qarkut Berat)

Artur Kurti, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, (1992- në vazhdim)

Ismail Demi, Kryetar i Bashkisë Krujë (2000-2007)

Nikollaq Mata, Kryetar i Bashkisë Berat (200-2003)

Ramiz Palluqi, Kryetar i Bashkisë (Mat)

Ilir Kokona, Kryetar i PS-se (Njësia Bashkiake Nr. 10, Tiranë)

Isuf Baku, Kryetar i PS-se (Fushë-Krujë)

Leonard Goga, Kryetar i PS-se (Rrethi Lushnjë)

Neki Hyska, Kryetar i PS-se (Rrethi Skrapar)

Pandeli Sara, Kryetar i PS-se (Njësia Bashkiake Nr. 7, Tirane)

Shkëlzen Gjoka, Kryetar i PS-se (Rrethi Mat)

KOMENTE