English

Liga e Kampioneve, Messi futbollisti më i mirë dhe Edvin Sar portieri më i mirë

Monako, 28 gusht, NOA - Liga e Kampioneve në sezonin e saj të fundit futbollistik ka patur si lojtarin më të mirë të saj sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messin, kurse si portieri më i mirë është zgjedhur Edvin van der Sar i ekipit të "Manchester United".

Një zgjedhje e tillë është bërë gjatë ceremonisë në Monako ku u hodh edhe shorti për fazën e grupeve të kësaj gare evropiane.

Sikundër u shpërndanë edhe çmime të tjera për Ligën e Kampioneve si ai për mbrojtësin më të mirë, John Terryt, ndërsa mesfushori më i mirë u zgjodh ai i Barcelonës, Xavi Hernandez.

Ndërkaq, gjatë kësaj ceremonie në Monako u hodh edhe shorti per fazën finale të Ligës së Kampionëve, ku marrin pjesë 32 ekipe, që u ndanë në tetë grupe me nga katër skuadra.

Â

Lista e grupeve

Â

Grupi A: Bayern München, Juventus, Bordeaux dhe Makabi Haifa

Grupi B: Manchester U, CSKA Moska, Beshiktash, Ëolfsburg

Grupi C: Milan, Real Madrid, Marseille dhe Zyrih

Grupi D:Chelsea, Porto, Ath. Madrid, Apoel Limasol

Grupi E: Liverpool, Lyon, Fiorentina, Debrecen

Grupi G: Sevilla, Rangers, Shtutgart, Unirea Urziceni

Grupi H: Arsenal, Olimpiakos, Az Alkmar, Standard Liege.   Â

n.e/NOA

KOMENTE