English

Posta Shqiptare, nga 1 shtatori shkurton kohën e transportit në qytetet e Shqipërisë

Tiranë, 28 Gusht NOA - Prej 1 shtatorit, flota e mjeteve të Parkut të Transportit do të mbërrijnë në çdo skaj të Shqipërisë të paktën mbi 2 orë më shpejt.

Posta Shqiptare njoftoi se madje në linja të tilla si të Sarandës, apo Kukësit do të shkohet përkatësisht në 3 orë e 10 minuta apo 4 orë dhe 15 minuta më shpejt.

Bruno Gjymshana, zëdhënës i Postës Shqiptare thotë se ky do të jetë një realitet i ri i kompanisë lider në tregun e shërbimeve postare i forcimit të shërbimit të transportit për klientët e saj dhe gjithçka u mundësohet pas riorganizimit të ri të punës që iu bë filiali i Transportit.

"Tashmë çdo objekt postar që do të përpunohet në filialit e tranzit - shpërndarësisë ku mund të veçojmë këtu dhe shtypin e përditshëm do të mbërrijnë në cepin më të lartë në vend në kohë rekord", - vihet në dukje nga Posta Shqiptare.

Kryerja e një organizimi të ri për shërbimin e transportit erdhi jo vetëm si një obligim i kompanisë për të qenë pranë dhe sa më shpejt klientëve por edhe me një realitet të ri që po përballemi me një infrastrukturën rrugore të standardeve evropiane.

Shtypi i përditshëm tashmë do të mbërrijë në të gdhirë në të gjithë vendin si dhe me tarifat më të lira në treg

***

Pas analizës 6-mujore të Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare në kuadrin e arritjeve të reja si vazhdim e atyre që pas vitit 2005, një ndër detyrat prioritare ishte riorganizimi i filialit të Transportit.

Kryerja e një revolucioni të tillë erdhi jo vetëm se Posta Shqiptare e konsideron klientin Mbret por dhe për përmirësimin e mëtejshëm të punës së saj.

Një element shumë i rëndësishëm që çoi drejtuesit e Postës Shqiptare të kryenin një reformë të tillë e cila do të rrisë shpejtësinë dhe cilësinë e shërbimit, ul kostot e transportit, është edhe realiteti i ri me të cilën po përballet aktualisht shoqëria shqiptare; rrugë të standardeve evropiane.

Posta Shqiptare është operatori publik postar me potencialin më të madh në vend me burime të fuqishme ekonomiko financiare me një rrjet zyrash dhe linjash transporti që mbulon të gjithë territorin e vendit dhe mbi të gjitha me një eksperiencë të konsoliduar në fushën e marrëdhënieve me klientët dhe shërbimet në interes të tyre.

Në zbatim të strategjisë së saj për implementimin e shërbimeve të reja Posta Shqiptare tha sot se ajo po i kushton kujdes të veçantë dhe shërbimit të transportit jo vetëm për nevojat e veta por dhe për të tretët, ose më saktë për këdo klient qe ka nevojë të kryejë transport në çdo skaj të vendit ku ka shtrirje Posta Shqiptare me 551 zyra postare.

Transporti për të tretë është një shërbim i ri i cili kryhet për çdo qytetar apo kompani dhe mbi të gjitha ka një tarifë 50% më të ulët se tregu ku makina në dispozicion i bie 60 lekë për kilometër.

Për këtë shërbim vë në dispozicion të bizneseve dhe individëve një park të fuqishëm prej 100 mjetesh transporti me kapacitete nga 500 deri në 1200 kg.

Shërbimi kryhet në pak orë brenda ditës që nga marrja e porosisë dhe shërbehet në çdo moment.

Avantazhi që ofron Posta Shqiptare është fakti që kompanie transporton në çdo skaj të Shqipërisë, në të gjitha qytetet, komunat dhe fshatrat.

Kompania është dhe do të jetë gjithnjë pranë klientëve të saj si partner i sigurt, i besueshëm dhe ekonomik në shërbim të tyre.

Posta Shqiptare merr përsipër transportin e mallrave të ambalazhuara në koli deri 20 kg secila me vetëm 170 lekë ku përfshihet gjatësia, gjerësia dhe lartësia e kolisë.

Grafiku i lëvizjes së automjeteve të transportit realizohet çdo ditë nga e hëna në të diele, në të gjithë Shqipërinë.

Kjo infrastrukturë e Postës Shqiptare mundëson realizimin e kërkesave të të gjithë klientëve jo vetëm me tarifa të leverdishme për ta por edhe në çdo kohë.

Ky transport nuk është me lëvizje të njëanshme pasi cilido që kërkon ta kryejë këtë shërbim mund ti drejtohet Postës Shqiptare në qytetin ku ai jeton dhe transporti kryhet në çdo drejtim dhe skaj të Shqipërisë atje ku klienti ka nevojë.

Për këtë kompania ka rritur dhe kapacitetet e transportit me blerjen e mjeteve të reja. Parku i Tranzitit aktualisht ka në shërbim të klientit 100 automjete dhe 100 mjete të tjera transporti motorike.

Në këtë mënyrë Posta Shqiptare arrin të mbulojë çdo skaj të Shqipërisë me shpejtësi dhe siguri. Strategjia e transportit për te tretet si element kompensator për transportin e vet shoqërisë.

Nisur nga eksperiencat ndërkombëtare, shërbimi postar përdoret si një ndërmjetës mjaft i kërkuar dhe eficent nga bizneset për shpërndarjen e produkteve të tyre.

Ekzistojnë mjaft biznese, sidomos të vogla që për shpërndarjen e mallrave të tyre paguajnë kosto të mbajtjes së makinave të transportit dhe fuqisë punëtore përkatëse, ndërkohe që shumë pak e njohin këtë shërbim nga ana e Postës Shqiptare.

Ndaj ky shërbim tashmë ka nisur të funksionojë. Me rritjen e numrit të mjeteve të transportit dhe miratimin nga ana e drejtorisë së shoqërisë së grafikut të azhornuar sipas zgjerimit dhe në funksion të kryerjes në kohë të shërbimeve, është arritur në konkluzionin se ekziston një potencial i konsiderueshëm i mjeteve të transportit me shtrirje të gjerë qe prekin gjithë territorin e Shqipërisë.

Nga një studim që i është bërë ngarkesave mesatare ditore në kohë normale, kapaciteti i pashfrytëzuar i tonazhit të makinave është rreth 45-50%.

Nga ana tjetër, duke pasur parasysh natyrën e objekteve postare për të mos cënuar cilësinë dhe për të ruajtur paprekshmërinë e formës së tyre, Posta do të tregojë kujdes në zgjedhjen e artikujve të biznesit.

Avantazhet konkurruese qe u ofrohen këtyre bizneseve janë: ndalesa sipas hartës se grafikut te transportit, klasifikimi sipas orareve te mbërritjes për çdo destinacion ndalese kosto transporti zero (paguhet vetëm tarifa e shërbimit postar sipas grup peshave) profesionalizëm në mbërritjen e mallit në destinacion me siguri dhe shpejtësi.

Me këtë lloj shërbimi Posta Shqiptare thotë se garanton profesionalizëm në mbërritjen e ngarkesës në destinacion të sigurt dhe shpejt.

Shtypi, ja oraret e reja

Në kuadrin e organizimit të ri të shërbimit të transportit Posta Shqiptare fton të gjithë redaksitë e gazetave dhe revistave për të bashkëpunuar në lidhje me transportin e shtypit të përditshëm në të gjithë Shqipërinë, pasi jo vetëm tarifat por dhe oraret që tashmë ofrohen janë shumë favorizuese për to.

Sa ishin dhe sa do të jenë orët e udhëtimit

për mjetet e parkut të Transportit

Tiranë-Sarandë

Ishte 17 orë e 30 minuta, bëhet 9 orë, kursehen 8 orë e 30 minuta

Tiranë -Vlorë

Ishte 11 orë e 40 minuta, bëhet 7 orë, kursehen 4 orë e 40 minuta

Tiranë -Korçë

Ishte 14 orë e 15 minuta bëhet 8 orë, kursehen 6 orë e 15 minuta

Tiranë - Kukës

Ishte 16 orë e 30 minuta bëhet 6 orë e 10 minuta, kursehen 10 orë e 20 minuta

Tiranë-Peshkopi

Ishte 12 orë e 10 minuta bëhet 9 orë e 10 minuta, kursehen 3 orë

Tiranë-Shkodër

Ishte 9 orë e 20 minuta bëhet 8 orë kursehen 1 orë e 20 minuta

Tiranë - Skrapar

Ishte 12 orë e 40 minuta bëhet 7 orë e 50 minuta, kursehen 4 orë e 50 minuta

KOMENTE