Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trafikonin drogë jashtë Shqipërisë përmes detit, kapen dy skafistë
English

Trafikonin drogë jashtë Shqipërisë përmes detit, kapen dy skafistë

Vlorë, 29 Gusht NOA - Dy persona të cilët ishin identifikuar si skafistë që dërgonin drogë në vendet fqinje përmes detit, janë arrestuar natën duke gdhirë dita e Shtunë.

Operacioni i posaçëm i organizuar nga forcat e Policisë Kufitare dhe të Rendit të Qarkut Vlore u krye në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Persona te arrestuar, janë Roland Lulaj, 29 vjeç dhe Ardian Gockaj, 38 vjeç, që të dy, lindur dhe banues në Vlorë.

"Ndalimi i tyre është bërë në funksion të procedimit penal nr. 82, viti 2008 të Prokurorisë për Krime të Rënda, Tiranë", - tha zyrtarisht Policia e Shtetit e cila sqaroi se "Gockaj dhe Lulaj, janë nën akuzë për trafik lëndësh narkotike në bashkëpunim.

Gjate ndalimit të dy skafistëve, me cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan një motoskaf me gjatësi 5.5 metra, dy motorë mjeti lundrues me fuqi 40 HP - Merkuri dhe 9 HP - Merkuri, katër aparate telefonik celular si dhe shuma prej 1 850 euro.

"Vepra penale për të çilen u krye ndalimi i këtyre shtetasve është "Trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim", - sqaroi policia, e cila theksoi se ekzekutoi urdhrat e ndalimit prerë që vitin e kaluar, nga Prokuroria për Krime të Rënda.

/a.d/e.n/NOA/

KOMENTE