English

Dëmtohen varret në Shëngjergj, policia identifikon dy të mitur

Korçë, 29 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë konstatuar dëmtimin e disa varreve në fshatin Shëngjergj të Korçës.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, pas punës hetimore të kryer nga policia u bë i mundur zbulimi i autorëve të kësaj ngjarje të cilët janë personat e mitur me iniciale A.H dhe O.H, që të dy banues në fshatin Bregas të Korçës.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Dhunimit të varreve" parashikuar nga neni 118 i Kodit Penal dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

Ndërsa për shkak të moshës së mitur, autoret do të ndiqen në gjendje të lirë.

n.e/NOA

KOMENTE