English

Ga¼l garanton Hysenin: Turqia do të ndikojë në njohjet e reja të Kosovës

Ankara, 29 gusht, NOA - Në një takim shumë miqësor dhe të frytshëm, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka takuar Presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Ga¼l.

Në takim, Ministri Hyseni i ka shprehur Presidentit turk falënderimet më të sinqerta të popullit dhe qeverısë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme dhënë shtetit të ri.

Në takimin në fjalë, ninistri Hyseni ka folur rreth rëndësisë së intensifikimit të përkrahjes së Republikës së Turqisë në planin e njohjeve dhe të integrimit të plotë të Republikës së Kosovës në familjen ndërkombëtare, duke theksuar veçanërisht ndikimin e madh dhe të pazëvendësueshëm të Republikës së Turqisë te vendet e Organizatës së Konferencës Islamike dhe te vendet e Ligës së Shteteve Arabe.

Nga ana e tij, Presidenti Gül e ka sıguruar Ministrin Hyseni se Republika e Turqisë do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e saj të përhershme për Kosovën dhe ka shprehur besimin e tij për rritjen e numrit aktual të njohjeve. Ai ka thënë se ky proces ka hyrë në rrugë të pakthyeshme.

NOA-INA

KOMENTE