Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kongresi me dyer të mbyllura, zyrtarët e PS kishin premtuar të kundërtën
English

Kongresi me dyer të mbyllura, zyrtarët e PS kishin premtuar të kundërtën

Tiranë, 29 Gusht NOA - Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste po zhvillohet në sallën qendrore të Pallatit të Kongreseve, pa praninë e mediave.

Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët nuk janë lejuar të hyjnë në sallë.

Në këtë mënyrë, ka qenë e pamundur që lajmet të transmetoheshin me foto, në pritje të mbërritjes pranë redaksisë së NOA të fotove të realizuara nga disa prej delegatëve.

Por mbyllja e dyerve për mediat, erdhi përkundër qëndrimit zyrtar të PS pak ditë më parë, duke përgënjeshtruar Blushin që tha se kongresi do të jetë i mbyllur.

Përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë për mediat, Armela Imeraj, zëdhënëse e Partisë Socialiste, tha pak orë pas mbledhjes se Kongresi i Partisë Socialiste do të jetë i hapur për mediat.

"Kongresi do të jetë i hapur gjatë prezantimit të raportit për krimin elektoral dhe gjatë paraqitjes së platformave nga kandidatët", - deklaroi Imeraj.

Këtë deklaratë e përforcoi dhe Zëdhënësja e Kryesisë së PS, Mimi Kodheli, e cila deklaroi se në mbledhjen e Kryesisë më 26 gusht, "u ra dakord që t'i sigurohet publikut transparencë e plotë për dy çështje kryesore për të cilat është thirrur kongresi i jashtëzakonshëm".

Kodheli shtoi se kjo transparencë do të ofrohet "së pari, për të vërtetën e krimit elektoral të 28 qershorit duke iu dhënë mundësinë shqiptarëve të shohin një pjesë të provave dhe fakteve që pohojnë katëcipërisht deformimin e procesit zgjedhor dhe të rezultatit që rrjedh prej tij; së dyti, transparencë e plotë për platformat politike të kandidatëve që do të konkurrojnë për kryetar të PS, duke mundësuar transmetimin e drejtpërdrejtë edhe të kësaj seance për publikun".

Në këtë mënyrë, u hodhën poshtë pretendimet e Ben Blushi se kongresi do të jetë i mbyllur, gjithsesi, deklarata zyrtare e PS, lë të kuptojë se kongresi do të jetë vetëm pjesërisht i hapur për mediat e për rrjedhojë për publikun e gjerë.

Më herët, Ben Blushi, duke deklaruar se nuk do të kandidonte për kreun e ri të PS, akuzoi se kongresi do të mbahet i mbyllur, pas rrëzimit nga Kryesia, të kërkesave të kritikëve të Edi Ramës.

Ben Blushi, deputeti socialist i Korçës, deklaroi për mediat pak pas mbledhjes se priste që Kongresi i 29 gushtit të mos ngjallë asgjë të papritur.

Ai tha se "në këtë kongres do të kemi vetëm një votëbesim të Edi Ramës për kryetar të PS dhe jo rivalitet apo garë mes emrash kandidatësh".

Në këtë pikë, Blushi theksoi se "Kryesia nuk iu përgjigj thirrjes tonë, kongresi nuk do jetë i hapur do të jetë një kongres me dyer të mbyllura. Kështu kryesia ndërmori hapa prapa", konkludoi Blushi.

Në këtë mënyrë, sot, u vërtetuan as më shumë dhe as më pak, pikërisht paralajmërimet e Blushit për një kongres nën terr mediatik, që ndonëse u përgënjeshtruan fort nga zërat zyrtarë të PS, doli se ishin të argumentuara.

e.n/NOA

Lexoni më shumë mbi argumentin:

Arben Malaj dorëzon kandidaturën për kryetarin e ri të Partisë Socialiste

Ruçi: Liridalja e disa të burgosurve, lidhet me vjedhjen e votave më 28 qershor

Rrëzohet paketa "Blushi" në kongresin e PS, merr vetëm 31 vota

Hapet sipari i Kongresit të PS, 25 minuta film me manipulimet e zgjedhjeve

Kongresi i PS fillon jo me fjalime, por me film mbi vjedhjen e votave

Kongresi i PS, në Pallatin e Kongreseve mblidhen 1500 delegatët

Mbahet sot Kongresi i PS, kryetari i ri pritet të dalë mes garës Rama-Malaj

Arta Dade: Edi Rama s'është fajtor për humbjen e PS në zgjedhje

Kongresi i PS, Majko pro Ramës: Do diskutojmë zgjedhjet jo statutin

Edi Rama: Pse do të jem në krye të Partisë Socialiste

Arben Malaj: Do të kandidoj për kreun e PS-së, po humba nuk largohem

KOMENTE