English

Sot SHBA i i jep lamtumirën për në banesën e fundit senatorit Eduard Kenedi

Boston, 29 gusht, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin sot lamtumirën duke e përcjellë për në banesën e fundit senatorin Eduard Kenedi.

Ceremonia mortore është caktuar të zhvillohet në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në afërsi të Uashingtonit sot pas dy ditësh nderime dhe homazhi që i janë bërë këtij personaliteti të lartë të politikës amerikane.

Trupi i tij është vendosur në muzeumin "Kenedi" në Boston, që mban emrin e vëllait të Senatorit, presidentit të vrarë, Xhon Kenedi.

Personeli i zyrës së Senatorit llogarit se rreth 25 mijë njerëz kaluan pranë arkivolit të mbuluar me flamurin amerikan.

Bëhet e ditur se gjatë ceremonisë së sotme të funeralit, do të jetë vetë presidenti amerikan Barak Obama, i cili do të mbajë fjalën e lamtumirës në meshën e funeralit në Boston.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE