English

Fansat organizojnë një festë "Gëzuar ditëlindjen Michael Jackson"

Amerikë, 30 gusht NOA - Shiu nuk i ka penguar fansat e mbretit të pop-it Michael Jackson, të festonin ditëlindjen e tij.

Të shtunën me rastin e 51-vjetorit të lindjes së këngëtarot, mijëra njerëz kanë vërshuar në parkun Procepct për të kujtuar mbretin e pop-it.

"Para 51 vjetësh ai erdhi në këtë botë" tha regjisori Spike Lee i këngës "They don't care abort us", një video muzike e Jackson në vitin 1996.

Shumë miq të këngëtarit ishin prezent në këtë party.

Gjithashtu ishte për këtë festë ishte përgatitur një kek gjigant ku ishte shkruar "gëzuar ditëlindjen Michale Jackson" dhe balona të mëdha fluturonin në qiell.

Surpriza më e madhe erdhi më vonë kur DJ vendosi këngën më të njohur të Jackson "Beat it".

Shumë fjalime u mbajtën nga miqtë e tij, psh Tariq Shade tha "Kam qenë me Michael Jackson që kur isha një vjeç dhe do t'i festoj gjithmonë ditëlindjet e tij.

Ndërsa aktori Tracy Morgan tha "Nuk e imagjinoj dot jetën pa të, ai ishte gjithçka për mua.

"Gëzuar ditëlindjen Michale" bërtiti me të madhe Pursell Nurse, një nga miqtë e këngëtarit.

k.k/NOA

KOMENTE