Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhduket anija me vela në ujërat e detit Jon, rrezikohet deputeti i PD, Tritan Shehu
English

Zhduket anija me vela në ujërat e detit Jon, rrezikohet deputeti i PD, Tritan Shehu

Vlorë, 30 Gusht NOA - Deputeti i Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është zhdukur në ujërat e detit Jon së bashku me anijen me vela me të cilën ai udhëtonte sot, i shoqëruar edhe nga tre turistë italianë.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e lajmeve NOA nga burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së qarkut Vlorë, ku u kërkua ndihmë nga Tritan Shehu.

Ndërkohë në ndihmë të anijes me vela që u përfshi nga një stuhi detare, kanë shkuar edhe forca ushtarake të marinës italiane të përfshira në misionet kontrolluese në detin Jon, të Guardia di Finanza.

I pyetur në lidhje me këtë ngjarje, para pak minutash, Tritan Shehu ka konfirmuar ngjarjen duke shtuar se tani nuk ka më asnjë rrezik për jetën e tij dhe tre turistëve italianë që gjendeshin në anijen me vela si dhe ekuipazhit të mjetit lundrues turistik.

Tritan Shehu deklaroi se ngjarja ka nisur sot në orët e mesditës kur një tufan ka përfshirë zonën pas gadishullit Karaburun ku ata kishin shkuar për të kaluar disa orë fundjave pushimi.

Në një moment, anija me vela i është dorëzuar dallgëve të forta që krijoi tufani, duke rrezikuar shumë përmbytjen e saj.

Në këto kushte kanë nisur telefonatat pafund me celular. Fillimisht i është kërkuar ndihmë Kapitenerisë së Portit të Vlorës.

Kjo e fundit ka njoftuar edhe anijet patrulluese të Guardia di Finanza dhe në pak orë ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit të anijes me vela.

Në orën 18.00 të ditës së sotme, është lokalizuar anija e vogël dhe në orën 19.50, pas afro dy orë kërkimesh, evakuimi i Tritan Shehut, tre turistëve italianë dhe dy pjesëtarëve të ekuipazhit ka përfunduar pa asnjë problem.

Anija me vela është tërhequr tek porti i jahteve në Vlorë dhe gjithçka është mbyllur pa asnjë telash tjetër.

a.d/e.n/NOA
KOMENTE