English

51-vjetori i Majkëll Xheksonit "çmend" fansat. Ceremoni dhe festime të mëdha

Los Anxhelos, 31 gusht, NOA - Fansat dhe adhuruesit në mbarë botën të yllit të popit, Majkëll Xhekson, kanë festuar në mënyrë madhështore përvjetorin e 51 të lindjes së idhullit të tyre.

Mijëra të tillë janë mbledhur duke festuar në kullën e Eifelit në Paris të Francës, përmes kostumesh dhe vallëzimesh të bukura.

Por njerëz që mbanin maska me fytyrën e tij dhe vallëzonin këngët e tij kanë mbushur edhe rrugët e Moskës gjithashtu.

Bluzat dhe veshjet e të gjithë fansave kanë qenë të pajisura me mbishkrime mbi këngëtarin e tyre të preferuar, ndërsa mbanin balona dhe parrulla ku përkujtohej figura e tij.

Për shumë prej tyre, ai nuk ka vdekur ende dhe jeton, prandaj e kanë parë me vend që t'i organizojnë edhe festa të mëdha për ditëlindjen e tij të 51-të.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE