Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malaj: Përse vendosa të tërhiqem nga gara për kryetarin e partisë
English

Malaj: Përse vendosa të tërhiqem nga gara për kryetarin e partisë

Tiranë, 31 gusht, NOA - Përfaqësuesi i njohur i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka bërë të ditura në një konferencë për shtyp arsyet e marrjes së vendimit për të mos kandiduar në garën për postin e kreut të kësaj partie.

Sipas tij, ky vendim është marrë në momentin kur konstatoi se Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, mbajtur dy ditë më parë, nuk arriti të përmushte qëllimet për të cilat u organizua mbajtja e tij.

"Pasi pashë me kujdes të gjitha zhvillimet politike brenda Partisë Socialiste dhe pasi pashë se gara nuk do të ishte një mundësi, por premisë për grindje të vazhdueshme brenda radhëve të saj, vendosa të mos regjistrohem si kryetar", deklaroi Malaj.

Sipas tij, duket qartë se në PS nuk ka vullnet për zgjidhjen e paqartësive dhe këtë e tregoi fakti që në Kongres nuk u bë analiza e humbjes në zgjedhje dhe përse socialistët nuk u bënë dot fitues të tyre.

"Shpresova shumë që Rama do të mbante përgjegjësinë për të mos rikandiduar si një standard që duhet të funksionojë brenda Partisë Socialiste", shtoi Malaj.

Sipas Malajt, fjala e Ramës në Kongres nuk kishte asnjë analizim se çfarë mund të bënte më mirë dhe si për ironi, nuk u bë asnjë vlerësim për kolegët të cilët kanë mendim ndryshe dhe kanë qenë pjesë e sfidave të Partisë Socialiste që nga krijimi i saj.

Në fund, Malaj ka sqaruar pozicionin e tij të ardhshëm në selinë rozë, duke pohuar se zëri i tij në publik do të jetë gjithmonë një zë ndryshe për atë që mund të bëhet më mirë në PS dhe një zë për të përfaqësuar zërat e progesistsvëve brenda saj.

"Tërheqja ime është një tërheqje nga një mjedis që kërkon të krijojë një garë të rënduar konkurrimi", e përfundoi ai deklaratën e tij.

n.e/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin e ditës: Ben Blushi: E pavend kërkesa e Ramës për bojkot të Kuvendit

KOMENTE