Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndarja nga xhelozia, bashkëshorti qëllon gruan me thikë në trup
English

Ndarja nga xhelozia, bashkëshorti qëllon gruan me thikë në trup

Pogradec, 31 gusht, NOA - Kishin një javë që ishin ndarë për motive xhelozie, por duket se bashkëshortit, inati nuk i ka kaluar derisa ka ndërmarrë aktin të goditjes me thikë të gruas së tij.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku 36-vjeçari Artur Piperi, i dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes", ka qëlluar disa herë me thikë në trup bashkëshorten e tij.

E dëmtuara për të marrë mjekime më të specializuara, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore është transportuar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Janë kryer veprimet proceduriale për veprën penale të "Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë" parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal në ngarkim të Artur Piperit dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet për hetime të mëtejshme do t'i kalojnë prokurorisë së Pogradecit.

KOMENTE