Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria e re, Berisha del para gazetarëve sonte në 19.30
English

Qeveria e re, Berisha del para gazetarëve sonte në 19.30

Tiranë, 31 gusht NOA-Pas deklaratës së kreut të LSI mbi qeverinë e re që pritet të marrë formën përfundimtare në ditët e para të shtatorit, sonte në mbrëmje do të jetë kreu i koalicionit fitues të zgjedhjeve të 28 qershorit, Sali Berisha, i cili pritet të zbardhë më shumë detaje.

Burime nga kryeministria thonë se sonte në orën 19.30, Berisha do të jetë para gazetarëve për t'ju përgjigjur pyetjeve të tyre në lidhje me kabinetin e ri që do të udhëhiqet prej tij.

Po sot, presidenti i Republikës dekretoi datën 7 shtator si ditën e nisjes së seancës së parë të legjislaturës së re të kuvendit të Shqipërisë.

Pas thirrjes së Kuvendit, partia fituese në zgjedhjet e 28 qershorit do mandatohet nga Presidenti i Republikës për krijimin e qeverisë së re.

Kjo do të thotë se Partia Demokratike dhe aleatët e djathtë bashkë me LSI-në do nisin zyrtarisht bisedimet për qeverinë e re që do të drejtojë vendin.

m.i/NOA

KOMENTE