Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takon krerë të lartë të BE në ceremoninë e 70-vjetorit të Luftës II
English

Berisha takon krerë të lartë të BE në ceremoninë e 70-vjetorit të Luftës II

Tiranë, 1 shtator, NOA - Kryeministri Berisha mori pjesë me ftesë të homologut të tij polak, Donald Tusk, në ceremoninë e organizuar me rastin e 70-vjetorit të sulmit nazist mbi Poloninë, moment historik ky që shënon fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA nga Këshilli i Ministrave, në ceremoninë përkujtimore merrnin pjesë 20 liderë dhe personalitete të larta evropiane si presidenti polak Lech Kaczynski, kryeministri polak Donald Tusk, kryeministri francez François Fillion, kryeministri i Çekisë Jan Fischer, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri i Rusisë Vladimir Putin etj.

Ceremonia u zhvillua në gadishullin Vesterplatte në vendin ku gjermanet kryen sulmin e parë kundër garnizonit polak që mbronte qytetin e Gdanskit, i cili shënon edhe organizimin e rezistencës dhe qëndresës polake kundër Gjermanisë naziste.

Gjate ceremonisë, liderët e vendeve pjesëmarrëse vendosen kurora dhe pishtarë tek varrezat e mbrojtësve të Gdanskit, si dhe zhvilluan homazhe të cilat u shoqëruan me nderime ushtarake për nder të mbrojtësve të qytetit, të rënë gjatë sulmit nazist dhe viktimave të Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë ceremonisë, kryeministri Berisha u takua dhe bisedoi me presidentin e Polonisë Lech Kaczynski dhe kryeministrin polak Donald Tusk, me kancelaren Merkel, me kryeministrin italian Silvio Berlusconi si edhe kryetarin e Parlamentit Evropian Jerzy Buzek dhe me personalitetet e tjerë te pranishëm në ceremoni, te cilët e përgëzuan Kryeministrin Berisha për realizimin dhe për mbylljen me sukses të procesit zgjedhor dhe për fitoren e arritur në këto zgjedhje nga koalicioni i djathtë.

Njëkohësisht, personalitetet e larta evropiane e garantuan kryeministrin Berisha edhe për mbështetjen e tyre mbi projektin e Shqipërisë evropiane.

n.e/NOA

KOMENTE