English

Dorëhiqet trajneri i Romës, Luciano Spalleti, zëvendës Claudio Ranieri

Romë, 1 shtator, NOA - Flitej në fakt prej kohësh, por vetëm sot mund të thuhet se është zyrtarizuar dorëheqja e trajnerit të ekipit futbollistik të "Romës", Luciano Spalletti.

Konfirmimin e ika bërë vetë ai për mediat sportive italiane, të cilave u ka thënë se

"kam dhënë dorëheqjen time dhe Roma e pranoi menjëherë".

Flitet ndërkaq se presidentja e ekipit, Rosella Sensi dhe drejtori, Daniele Prade, kanë ndërmend që të caktojnë Claudio Ranierin, për të zënë vendin e Spallettit.

n.e/NOA

KOMENTE