Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Familjarët konfirmojnë: Trupi i gjetur i djegur është i Genc Abazajt
English

Familjarët konfirmojnë: Trupi i gjetur i djegur është i Genc Abazajt

Fier, 1 shtator, NOA Update - Trupi i gjetur i djegur në mëngjesin e sotëm në zonën e Bishanit në Fier, pranë rrugës dytësore që të çon në Levan është vërtetuar se është ai i biznesmenit 39-vjeçar Genc Abazaj, i denoncuar një ditë më parë nga familja e tij si i zhdukur.

Lajmi bëhet i ditur nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, të cilat sqarojnë se kanë qenë familjarët e viktimës që kanë konfirmuar përfundimisht se viktima e gjetur e djegur është ajo e njeriut të tyre të cilin e kërkonin prej ditësh.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se trupi i të ndjerit, në gjendje tejet të dëmtuar, u gjet përgjatë rrugës dytësore për në Levan, në afërsi të fshatit Darzezë të rrethit Fier.

Grupi hetimor i pranishëm në vendngjarje ka ngritur hipotezat e para mbi ngjarjen, duke dhënë variantin se ai fillimisht është torturuar dhe më pas trupi i tij është djegur duke iu vënë flaka, për ta fshehur më pas mes një grumbulli kashte në anë të rrugës.

Një kalimtar i rastit ka parë skenën e frikshme dhe më tej ka lajmëruar policinë e cila me shpejtësi ka shkuar në vendngjarje dhe ka transportuar viktimën për në morgun e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" të Tiranës për ekzaminimet përkatëse.

Dyshohet që trupi të jetë i 39-vjeçarit Genci Abazaj i cili mendohet të jetë sjellë nga persona ende të panjohur në Darzezë dhe atje t'i jetë vënë flaka pranë rrugës dytësore që të çon në Levan.

Pritet që trupi i biznesmenit të pajetë të transportohet në Vlorë dhe më pas grupi hetimor do të vazhdojë punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, e cila tronditi opinionin publik mëngjesin e sotëm.

n.e/NOA

KOMENTE