English

Juventusi merr nga Lioni Fabio Grosson. Lojtari: Jam i kënaqur që erdha te Juve

Romë, 1 shtator, NOA - Ekipi i Juventusit ka arritur që të zyrtarizojë marrjen në radhët e tij të lojtarit të njohur italian, Fabio Grosso.

Këtë e ka mundësuar përmes transferimit të tij nga ekipi francez i Lionit dhe ka  nënshkruar me të një kontratë 3-vjeçare.

Ky transferim i shtohet atyre që bardhezinjtë kanë bërë tashmë për sezonin e ri futbollistik me Diegon, Felipe Melon dhe Fabio Cannavaron.

Nga ana e tij, Grosso paraqitet i kënaqur me transferimin tek Juventus.

"Jam shumë i kënaqur, sepse kjo është ajo që kam dashur qe një kohë të gjatë. Arritja e këtij qëllimi është shumë entuziazmues, dhe mezi po pres që të takohem me bashkëlojtarët e mi javën e ardhshme. Â Është normale që kur vjen në një skuadër si kjo, qëllimi është që të fitohet gjithçka. Prandaj shpresoj që ta arrij një gjë të tillë këtu", ka thënë Grosso mbi një fakt të tillë.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE