English

Peter Feith, nesër para Parlamentit Evropian me raport për Kosovën

Bruksel, 1 shtator, NOA - Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Feith do të raportojë ditën e nesërme para Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për gjendjen aktuale në Kosovë.

Çështja kryesore e raportimit të Feith, bëhet e ditur paraprakisht se do të jetë ajo e

Vënies në dijeni të ligjvënësve evropianë mbi refuzimin kategorik që Prishtina i ka bërë nënshkrimit të mundshëm të një protokolli bashkëpunimi ndërmjet EULEX dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje është cilësuar si e domosdoshme për Serbinë, para se ajo të hyjë në zonën e bardhë të Shengenit.

Nga ana e tyre, autoritetet serbe e vlerësojnë këtë marrëveshje si të domosdoshme, ndërsa ato kosovare si të pavend.

Autoritetet e larta kosovare nga ana e tyre i kanë tërhequr vërejtjen EULEX-it se

nuk mund të bëjë marrëveshje në emër të Kosovës.

Por EULEX-i thotë se marrëveshjen me Serbinë do ta bënte në emër të tij dhe hedh poshtë pohimet se me nënshkrim të protokollit, misioni evropian po tejkalon autorizimet që ka në Kosovë.

n.e/NOA

KOMENTE