English

Plagosi me thikë për hakmarrje, 30-vjeçari ndalohet nga policia

Tiranë, 1 shtator, NOA - Forcat e policisë së Kavajës nkrye arrestimi në flagrancë të Â 30-vjeçarit Përparim Uku, vjeç 30, lindur dhe banues në fshatin Lekaj të Kavajës.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ai në bashkëpunim me nipin e tij Faik K, 23Â vjeç, në fshatin Gërmenj Kavajë, ka plagosur me thikë për hakmarrje një person, i cili ndodhet në spitalin e Kavajës jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të Përparim Ukut i kaluan prokurorisë për veprën penale të "plagosjes së lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe "prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta", parshikuar nga nenet 89, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Po ashtu materialet procedurale i kaluan prokuorisë dhe për shtetasin Faik K., për veprën penale të "plagosjes së lehtë me dashje" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal, ky person do të ndiqet në gjendje të lirë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE