Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Berisha bashkëpunoi me kriminelët që liroi nga burgu për të mbajtur pushtetin
English

Rama: Berisha bashkëpunoi me kriminelët që liroi nga burgu për të mbajtur pushtetin

Tiranë, 1 shtator NOA/UPDATE - Kreu i Socialistëve, Edi Rama ka deklaruar sot se bashkëpunimi i Berishës me kriminelët që liroi nga burgu ka qenë i qëllimshëm, dhe i strukturuar, për mbajtjen me çdo kusht të pushtetit, duke abuzuar skaj më skaj me shtetin dhe me ligjin.

"Publiku u njoh me qëndrimin e Sali Berishës lidhur me pretendimet e ngritura prej nesh për procesin zgjedhor dhe për të gjitha aspektet që e bën këtë proçesin zgjedhor një maskaradë zgjedhore.

Unë dua të rikthehem në çështjen e bashkëpunimit të organizuar të Sali Berishës dhe të pushtetit të tij, me lukuninë e kriminelëve të liruar nga burgjet për fushatë elektorale në shkelje të ligjeve të Republikës së Shqipërisë" deklaroi Rama.

Sipas Ramës, trajtimi nga ana e Kryeministrit të vendit, i lejeve të dhëna për këta vrasës, për këta trafikant, për këta përdhunues si procedurë e zakonshme administrative, që do të vazhdoj normalisht është shprehja më shembullore e faktit se ky bashkëpunim ka qenë i qëllimshëm, se ky bashkëpunim ka qenë i strukturuar, se ky bashkëpunim ka qenë për qëllimin e vetëm të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit, duke abuzuar skaj më skaj me shtetin dhe me ligjin.

"Ne nuk kemi folur për procedura standarde ligjore, kemi folur për shkelje të hapur dhe flagrante të ligjit. Rastet e paraqitura prej nesh, të siguruara prej burimeve konfidenciale, plotësisht të verifikueshme, nuk janë raste të njerëzve që kryejnë dënimin dhe marrin një leje të zakonshme standard brenda gjithë procedurave.

Por janë raste të shkeljes flagrante të kushteve që parasheh ligji për lejen e çdo të dënuari, që të kapërcej pragun e burgut.

Jemi në kushtet e një operacioni kriminal, të organizuar nga vet autoriteti shtetëror, që ka me ligj të drejtën që të jap lejet e daljes së burgosurve, por që është tërësisht i kufizuar nga ligji për kushtet që jepen këto leje" shtoi më tej kreu i socialistëve.

"Sali Berisha, i cili së bashku me Ilir Metën, po përgatiten për dasmën e turpit të madh politik, por në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye nuk mund që të gjithë atë që ky proces i solli Shqipërisë dhe shqiptarëve, ta fshij dhe ta lënë pas krahëve.

Do ta kenë në mënyrë të vazhdueshme përpara syve, siç do e kenë përpara syve të gjithë shqiptarët e shqiptaret dhe i gjithë opinioni publik dhe ndërkombëtar. Sepse ne jemi të vetëdijshëm për faktin e thjeshtë, se kjo maskaradë zgjedhore nuk mund të prodhojë institucione me legjitimitet të plotë dhe njëkohësisht me institucione me legjitimiet të cunguar, nuk mund të ketë demokraci, liri dhe prosperitet, por vetëm thellim të mëtejshëm të një krize të rënë, që është një krizë demokratike, që është një krizë e shtetit të së drejtës, që është krizë ekonomike dhe shoqërore" përfundoi Edi Rama.

k.k/NOA

KOMENTE