Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reagon PD pas akuzave për të liruarit para zgjedhjeve: Rama të paraqesë prova
English

Reagon PD pas akuzave për të liruarit para zgjedhjeve: Rama të paraqesë prova

Tiranë, 1 shtator NOA - Partia Demokratike ka reaguar sot vetëm pak orë pas deklaratës së kreut të socialistëve Edi Rama i cili akuzoi Berishën se ka bashkëpunuar me kriminelët që liroi nga burgu për të mbajtur pushtetin.

"Sërish shoku Rama doli në bace, i shfazuar dhe në një ezauriment mendor sa tragjik aq edhe komik duke ripërsëritur fobinë e fundit të tij të sindromit të krijuar nga humbja e zgjedhjeve.

Pasi akuzoi me dhjetëra e dhjetëra herë komisionerët socialist të të gjitha niveleve për mungesë integriteti, e mbasi akuzoi mediat për breshëri sulmesh ndaj tij tani ka disa ditë rresht që merret me të burgosurit, të cilët u lejuan të shkojnë me leje në shtëpitë e tyre në përputhje me një praktikë të të gjitha vendeve demokratike" deklaroi sot zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.

"Sërish i përsërisim z.Rama se të burgosurit janë lejuar dhe do lejohen të shkojnë në shtëpitë e tyre në zbatim të një rregulli që ekziston në çdo vend të lirë.

Rama pati shansin sot të paraqiste qoftë edhe provën më të vogël të ndërhyrjes apo implikimit të tyre në procesin zgjedhor por nuk e bëri.

E përsërisim që i vetmi rast i evidentuar është ai i Emiljano Kecit, i cili sapo u lirua me leje u shëndrrua në bodyguardin e armatosur të Blendi Klosit, gjë që detyroi organet e policisë ta ndalojnë atë dhe ta rikthejnë në institucionet e vuajtjes së dënimit" shtoi më tej Mëhilli.

Sipas Mëhillit, nëse Rama disponon qoftë edhe faktin më të vogël, jo lista por fakte, është i ftuar ta bëjë atë publik.

k.k/NOA

KOMENTE