Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Koalicioni PD-LSI, Vasili: Objektivi ynë qeverisës, jo numri i ministrave por integrimi
English

Koalicioni PD-LSI, Vasili: Objektivi ynë qeverisës, jo numri i ministrave por integrimi

Tiranë, 2 shtator NOA-Përfaqësuesit e Partisë Demokratike (PD) dhe Lidhjes Socialiste për Integrim (LSI) fillojnë bisedimet për qeverinë e re ndërsa pritet që javën tjetër të mblidhet parlamenti i ri.

Ka shumë spekulime në media për numrin dhe peshën politike që LSI-ja do të kërkojë të ketë në qeverinë e ardhshme.

Megjithëse LSI-ja ka vetëm katër vende në parlament kundrejt 70 deputetëve të koalicionit të drejtuar nga PD-ja, pjesëmarrja e saj në koalicionin qeverisës është kyç për garantimin e shumicës.

Megjithatë në një intervistë për BBC-në sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, nuk pranon të spekulojë për ndarjen e posteve qeveritare.

Çfarë synimi politik kërkon të arrijë LSI-ja në bisedimet me PD-në.

Sot mendohet se do të ketë një hap të rëndësishëm për negociatat e formimit të shumicës së re, më qartë për qeverinë e re që do të drejtojë Shqipërinë në katër vitet që vijnë dhe sigurisht LSI-ja shton jo vetëm ambicien, por me objektivin e saj themelor që nëpërmjet prezencës së saj në këtë qeveri ajo t'i bëjë shërbimin maksimal integrimit që ka qenë dhe pika e saj më e fortë për të cilën u themelua dhe si forcë politike, njëkohësisht për të dhënë gjithmonë e më shumë një dimension sa më social qeverisjes së vendit dhe së treti për të realizuar disa objektiva shumë të rëndësishëm elektoralë të cilët kanë qenë dhe lajtmotivi dhe objektiva të pandryshueshëm të saj që kishin të bënin me luftën ndaj varfërisë dhe që realizoheshin nëpërmjet punësimit, ndryshimit në mënyrë të veçantë në disa sektorë të caktuar të vendit siç ishte bujqësia, arsimi, shëndetësia etj. Pikërisht në funksion të këtyre elementëve të rëndësishëm programorë dhe parimorë ajo shkon në këto negociata dhe me qetësinë e duhur se ajo me këto negociata i bën një shërbim shumë të mirë Shqipërisë e cila kishte nevojë për një mesazh të tillë parimesh dhe parjes së çështjeve me një vizion afatgjatë.

Sa i rëndësishëm është për LSI-në numri i ministrive dhe pesha politike e tyre?

Nuk ka qenë objektiv kryesor i yni numri dhe pesha politike e ministrive.

Objektivi ynë kryesor ka qenë nëse do të realizojmë një ekip qeverisës ku të realizohen elementët më të rëndësishëm të programit tonë dhe kjo ka qenë dhe mbetet arsyeja kryesore e pjesëmarrjes sonë në koalicion.

Në asnjë rast ne nuk do të kushtëzonim me emra ministrish, ministrash apo individësh konkretë, rrezikimin e këtyre elementeve të mëdha programore e ku në mënyrë të veçantë elementët e integrimit, si liberalizimi i vizave dhe pranimi i Shqipërisë me statusin e vendit kandidat, janë objektiva të cilat nuk do të rrezikohen nga asnjë matematikë e vogël partiake politike.

Pikërisht me këtë frymë ne kemi shkuar, do të shkojmë dhe me këtë frymë i kemi thënë po një marrëveshje me PD-në dhe kjo dominon situatën në këtë rast.

KOMENTE