Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kostoja pa kosto e mësimit në biznes
English

Kostoja pa kosto e mësimit në biznes

Bizneset përfitojnë përmes kontributit të një studenti, pa kosto, të një universiteti apo kolegji të lartë, qasje në metodologjitë shkencore të vëzhgimeve dhe kërkimeve, ekspozim ndaj teorive bashkëkohore të menaxhimit, produktivitetit dhe kualitetit, si dhe mundësi për të marrë përvoja arsimore

Nga Lutfi Zharku*

Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Kosovë

Kam kënaqësinë që t'ju përshëndes në hapje të Programit Internship Biznesi, program shumë i veçantë i dizajnuar nga Agjencia për mbështetje të NVM në kuadër të MTI-së me qëllim primar të ngushtimit të zbrazësisë që ekziston tek ne në mes të edukimit universitar dhe biznesit, duke u mundësuar studentëve që të marrin përvoja të botës reale të biznesit si pjesë e shkollimit të tyre.

Duke qenë drejtpërdrejt pjesë e kësaj bote të punës, studentët përfitojnë atë që nuk mund të marrin brenda orëve të mësimit në Universitetin apo Kolegjin ku ata studiojnë.

Programi Internship Biznesi në vazhdimësi do të begatohet me elementë të rinj dhe atraktivë për studentët, dhe nga kjo gjendje është shumë fleksibil. Ai është i përshtatur për të gjithë studentët e Kosovës pa dallim, etnie, gjinie, race, apo dallime tjera, pa dallim se ku mësoni në Universitet Publik apo në Kolegje private, është në dispozicion në gjithë territorin e Kosovës dhe është në dispozicion si një formë e punës e mbuluar me një pagesë simbolike me të cilën Qeveria e Kosovës mbështetë përfituesit në emër të mbulimit të disa shpenzimeve që krijojnë gjatë këtij muaji të ndjekjes së praktikës profesionale. Përfitimet nga ky program janë shumë dimensionale.

Bizneset përfitojnë përmes kontributit të një studenti, pa kosto, të një universiteti apo kolegji të lartë, qasje në metodologjitë shkencore të vëzhgimeve dhe kërkimeve, ekspozim ndaj teorive bashkëkohore të menaxhimit, produktivitetit dhe kualitetit, si dhe mundësi për të marrë përvoja arsimore.

Nga ana tjetër edhe përfitimet e studentëve janë të shumta. Ata kultivojnë përvojë pune, mundësi për të shfaqur njohuri dhe për të ndërtuar marrëdhëniet me biznesin vendas, mundësi të punësimit, leverdi nga të kuptuarit e mjedisit të biznesit, lidhjen midis teorisë dhe praktikës si dhe të zhvillojë më tej aftësitë e tyre duke i aplikuar ato në një vend pune si aftësitë kritike dhe analitike, hulumtime dhe informacion, aftësi logjike të komunikimit verbal dhe me shkrim, aftësi për të punuar në një mjedis ekipor, etj.

Padyshim, përfituesit kryesorë janë ekonomia dhe institucionet e Kosovës të cilët përmes një procesi të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave krijojnë një ambient të përshtatshëm për më shumë inovacione dhe risi, për më shumë produktivitet, për më shumë punësim dhe për më shumë rritje të ardhurash.

MTI për çdo ditë po punon në drejtim të krijimit të një ambienti për prosperitet për të gjithë, andaj ne besojmë se që nga nesër edhe ju do t'i prekni dhe ndjeni këto përpjekje tona!

(*) Fjalimi i ministrit Lutfi Zharku në hapje të Programit Internship Biznesi

KOMENTE