Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Librazhd, policia shpall në kërkim një kosovar mashtroi bashkatdhetarin
English

Librazhd, policia shpall në kërkim një kosovar mashtroi bashkatdhetarin

Librazhd, 2 shtator NOA - Mashtron bashkatdhetarin e tij, policia e Librazhdit shpall në kërkim 28-vjeçarin nga Kosova.

Burim Piskala, 28 vjeç, banues në Sllatinë e Madhe të Kosovës është shpallur në kërkim nga policia prej ditës së djeshme pasi bashkatdhetari i tij Elham Lika me banim në Suedi e ka denoncuar atë në policinë e Librazhdit.

Burime nga policia thanë se Lika ka dëshmuar në polici se i kishte dhënë 28-vjeçarit mjetin-tip CHRISLER me targë XLT 589 dhe do t'i merrte atij 7 mijë euro, pazar për të cilin kishin rënë dakot të dyja palët.

Por Piskala ka marrë mjetin dhe jo vetëm që nuk i ka dhënë lekë Likës, por ka humbur gjurmët duke detyruar kosovarin tjetër të kërkojë ndihmën e policisë pasi gjithçka kishte ndodhur në territorin e Librazhdit.

k.k/NOA

KOMENTE