Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mujota pret ambasadorët e SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut
English

Mujota pret ambasadorët e SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut

Prishtinë, 2 shtator NOA - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut Andy Sparkes, informon korrespondenti i NOA në Prishtinë.

Qëllimi i takimit, ishte për të biseduar mbi bashkëpunimin e ardhshëm në mes të MFSK-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar më parë gjatë këtij viti.

Ministri Mujota falënderoi ambasadorin Sparkes për kontributin e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar për konsolidimin e Ministrisë dhe ngritjen e FSK-së.

Të dy palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Më herët, ministri Mujota priti në takim njohës ambasadorin ri të SHBA-ve në Kosovë Kristofer Dell.

Mujota i urojë z. Kristofer Dell marrjen e postit të ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë. Ministri e njoftoi mysafirin me punën një vjeçare për procesin e themelimit të ministrisë dhe ngritjes së strukturës së FSK-së.

Në këtë rast ministri falënderoi ndihmën e vlershme të SHBA-ve të dhënë për mes donacioneve.

Ai po ashtu e vlerësoi lart bashkëpunimin e mirë të gjertanishëm me Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë si dhe u rikonfirmua gatishmëria e MFSK-së për bashkëpunim të mëtejmë.

Duke vlerësuar arritjet e deritashme, Ambasadori amerikan Kristofer Dell e siguroi ministrin Mujota, se do t'i ofrojë MFSK-së mbështetjen e vazhduar në kuadër të kompetencave që i jep detyra e ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë.

Ai pohoi se projekti i ngritjes dhe zhvillimit të FSK-së është projekt i yni i përbashkët dhe serioz. Po ashtu ai u angazhua për angazhim personal për arritjen e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me një nga shtetet e SHBA-ve dhe të MFSK-së.

/a.b/e.l/NOA/

KOMENTE