English

Arrestohet 19-vjeçari i kërkuar për disa vjedhje

Tiranë, 3 shtator NOA - Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia për vjedhje është kapur sot.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Nr.6 në Policinë e Tiranës bënë të mundur kapjen e të kërkuarit Plandi Dorzi, 19-vjeç, banues në Yzberisht, i dënuar më parë, për "vjedhje". I riu ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Rrethit Tirane me datë 2 shtator të këtij viti ka nxjerrë urdhër ndalimin për këtë të pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së dyqanit të një shtetasi në Unazën e Re ndodhur me datë 17 korrik të këtij si dhe autori i dyshuar i vjedhjes së mbetur në tentativë të një çiklomotorri në datë 29 gusht të këtij në rrugën "3 Dëshmorët".

k.k/NOA

Â

KOMENTE