Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Feithi që përkëdhel Beogradin dhe dënon shqiptarët
English

Feithi që përkëdhel Beogradin dhe dënon shqiptarët

Feith nuk e përmend askund rolin e Serbisë në shkaktimin e asaj që ai e quan tension ‘ndër-etnik', duke e vendosur fajin kështu në shqiptarët dhe serbët e Kosovës, të cilët nuk paskan arritur ‘pajtimin'. Ai e zhvesh tërësisht Serbinë nga tërë përgjegjësia duke mos drejtuar gishtin kah roli kryesor i Serbisë në ndarjen e qytetit të Mitrovicës

Nga Lëvizja Vetëvendosje! Pieter Feith, kryendërkombëtari në Kosovë (i cili njëkohësisht paraqet përqendrim të të gjitha të këqijave që na vijnë nga misionet ndërkombëtare) i është drejtuar dje ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe parlamentarëve evropian. Në të dy rastet ai ka folur si përfaqësues i BE-së në Kosovë, dhe është përqendruar në punën e tij të deritashme me fokus të veçantë në ngjarjet e javëve të fundit në politikën dhe territorin e Kosovës.Â

Por, çka mund të vërehet nga raporti i Pieter Feithit. Askund fjalët ‘zhvillim ekonomik' e ‘drejtësi'. Vetëm fjalën 'stabilitet' e përmend ai. PSBE-së nuk i intereson se si jetojnë qytetarët e Kosovës por vetëm se si të mos shqetësohen qytetarët evropianë nga kontrabanda e krimi i organizuar që mund të kalojë nëpër Kosovë. Siç e dimë EULEX-i nuk e ndalon kontrabandën që hyn në Kosovë nga Serbia. EULEX-i është kundër kontrabandës varësisht nga kahja e kontrabandës.Â

Pieter Feith e përmend fjalën ‘shqiptar' dy herë kurse fjalën ‘serb' e përmend 13 herë. Po ashtu, i neglizhon pakicat e tjera në Kosovë duke i diskriminuar ato në raport me serbët.Â

Feith thotë që "Kosova dhe jeta e përditshme e popullit të saj - me pak përjashtime - kanë mbetur të papërfshira nga tensionet ndëretnike dhe dhuna." Dhe mandej vazhdon duke thënë që "sfidat me të cilat ballafaqohet EULEX-i në fushën e sundimit të ligjit janë komplekse sidomos në zonat me shumicë serbe në veri të lumit Ibër." Pra, dhuna ndaj shqiptarëve që prej një viti e gjysmë para shpalljes së pavarësisë së pari nuk ka qenë ndonjë gjë e madhe, sipas tij, e pastaj as që e përmend fare. Dhuna e strukturave të Serbisë cilësohet si ‘sfidë' (sic.). Â

Feith nuk e përmend askund rolin e Serbisë në shkaktimin e asaj që ai e quan tension ‘ndër-etnik', duke e vendosur fajin kështu në shqiptarët dhe serbët e Kosovës, të cilët nuk paskan arritur ‘pajtimin'. Ai e zhvesh tërësisht Serbinë nga tërë përgjegjësia duke mos drejtuar gishtin kah roli kryesor i Serbisë në ndarjen e qytetit të Mitrovicës.Â

Raporti i Feithit është fund e krye proserb. Ai e ka hallin vetëm se si të rriten privilegjet për serbët ndërkohë që nuk përmend askund strukturat paralele të Serbisë që dirigjojnë me serbët si përmes kërcënimeve po ashtu edhe përmes financimeve: "Përfaqësimi më i gjerë i serbëve të Kosovës në nivelin komunal do të lejonte komunitetin e dytë për nga madhësia, i cili jeton në Kosovë, të ketë më shumë përgjegjësi për menaxhimin e punëve të tij."

Përfaqësimi më i gjerë i serbëve në nivelin komunal është drejtpërdrejt i lidhur me procesin e decentralizimit. Ky proces është i kodifikuar në Planin e Ahtisaarit dhe pastaj në Kushtetutën e Kosovës, Mirëpo Pieter Feith në cilësinë e Përfaqësuesit të BE-së nuk i pranon asnjërën. Por flet për decentralizimin. Kjo nënkupton se Feith po e nxjerr decentralizimin jashtë Pakos, për ta zbatuar të tillë çfarë është. Pikërisht ashtu siç ka kërkuar Serbia.Â

Pieter Feith thekson që ai mbetet "i preokupuar me polarizimin e thellë mes liderëve politikë në Kosovë, si dhe për perceptimin e publikut lidhur me deklaratat që janë kritike ndaj pranive ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë ato të BE-së. Se kjo lehtësisht çon në vandalizëm dhe dhunë në një atmosferë të ngarkuar dhe të paqëndrueshme, e kemi parë para disa ditësh."

Pra, dëshiron ta ndalë kritikën. Sipas Feithit deklaratat po e shkaktojnë dhunën, e jo Protokolli që pritet të nënshkruhet me Serbinë. Fjala ‘i preokupuar' nënkupton se nuk është duke u kuptuar qartë pse diçka ka ndodhur dhe fjala ‘vandal' po ashtu nënkupton dhunë të pakuptimtë, d.m.th. pa qëllim - e gjithë kjo e shmang faktin se aksioni i VETËVENDOSJE!-s ka bartur porosi të qartë, dhe ka arsye të qartë dhe të mirënjohur pse rezistenca ndaj misioneve ndërkombëtare po has në përkrahje.Â

Në përgjithësi, Feith flet vetëm për përmirësime. Jo për suksese. Pushteti arbitrar si puna e Feithit nuk do që të ketë plan të përcaktuar qartë në mënyrë që mandej të matet përmbushja e tij. Plani e ka referencën konkrete në të ardhmen. Përmirësimi e ka referencën në të kaluarën. Është më mirë, pra mirë është, sipas Feithit.

KOMENTE