Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të rinjtë serbë sherr me shqiptarët, shpërthejnë 3 incidente në Mitrovicë
English

Të rinjtë serbë sherr me shqiptarët, shpërthejnë 3 incidente në Mitrovicë

Mitrovicë, 3 shtator NOA-Dy incidente, shpërthime e përleshje janë regjistruar gjatë natës së mbrëmshme në lagjen "Kodra e Minatorëve" në veri të Mitrovicës.

Në një njoftim për media, policia thotë se incidenti i parë i përleshjes mes dy grupeve të personave, shqiptarë dhe serbë, ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe besohet se është nxitur nga grupi serb që ka hedhur gurë në drejtim të shtëpive shqiptare.

Si kundërpërgjigje, grupi shqiptar ka hedhur gurë në drejtim të grupit serb.

Po në këtë lagje, sipas policisë, rreth orës 22:00, janë regjistruar dy shpërthime të fuqishme.

Në njoftim thuhet se ekipet policore, të përkrahura edhe nga njësi të forcave të KFOR-it, nuk kanë arritur të përcaktojnë vendin ku janë hedhur mjetet eksploduese, ndërsa policia ka kontaktuar banorët e shqetësuar të kësaj lagjeje, që kanë lajmëruar për shpërthimet.

Policia beson se shpërthimet janë të motivuara pas dy incidenteve të përleshjeve në mes të rinjve shqiptarë dhe serbë të kësaj lagjeje në dy ditët e kaluara.

m.i/NOA

Â

Â

KOMENTE