Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ushtarët e dyshuar me gripin AH1N1, Oketa i telefonon komandos shqiptare në Afganistan
English

Ushtarët e dyshuar me gripin AH1N1, Oketa i telefonon komandos shqiptare në Afganistan

Tiranë, 3 shtator NOA-Pas lajmit në media se tre ushtarë të komandos sonë paqeruajtëse me mision në Afganistan janë prekur nga virusi i gripit të derrit AH1N1, ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka telefonuar drejtuesit e komandos.

Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë thuhet se Oketa ka folur me ushtarin e prekur nga virusi pasi analizat e tre të dyshuarve të tjerë rezultuan negative.

Ministri është interesuar për ecurinë e shëndetit të ushtarit i cili tashmë ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore, duke u trajtuar pranë spitalit italian atje.

 Nga ana tjetër, Ministri Oketa bisedoi edhe me komandantin e misionit paqeruajtës shqiptar në Afganistan ku u interesua për shëndetin e të gjithë efektivit ushtarak.

Sipas komnadantit, major Abaz Bregu, gjendja shëndetësore e të gjithë ushtarakëve është shumë e mirë, ndërsa kanë rezultuar negative edhe analizat e 3 ushtarakëve të tjerë të dyshuar.

Këta të fundit ishin izoluar për shkak të sigurisë dhe tani në bazë të të gjitha ekzaminimeve mjekësore të kryera, kanë rezultuar se nuk janë të prekur nga virusi AH1N1.

Më tej Ministri i Mbrojtjes, z.Gazmend Oketa pati një bisedë telefonike edhe me familjarët e ushtarit të sëmurë, duke i siguruar atyre jo vetëm gjendjen e mirë shëndetësore të djalit, por edhe impenjimin maksimal për kurimin e tij sa më të shpejtë.

m.i/NOA

KOMENTE