Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AMC, sinjali më i fortë dhe mbulimi më i mirë
English

AMC, sinjali më i fortë dhe mbulimi më i mirë

Tiranë, 4 shtator NOA - Kompania e parë e telefonisë celulare AMC, gjatë viteve të fundit ka ndërmarrë gjithmonë fushata të cilat synojnë përmirësimin e rrjetit dhe sinjalit në tërë vendin.

Kjo e bën që të jetë kompania e vetme që ndërmerr vazhdimisht fushata të tilla për t'u ofruar gjithmonë atë që është më e mira abonentëve.

AMC, përveç ngritjes së stacioneve të reja të antenave, përmirëson vazhdimisht edhe funksionimin e stacioneve ekzistuese, me qëllim rritjen e vazhdueshme të cilësisë së sinjalit.

Kompania pohon faktin se pajisjet e saj janë fjalë e fundit e teknologjisë, në përputhje me standardet e BE-së.

Gjithashtu AMC evidenton se është kujdesur përherë që infrastruktura teknike të respektojë plotësisht ambientin.

Kurse thekson se ka zbatuar një politikë për mbrojtjen e ambientit gjatë gjithë veprimtarisë së saj duke zëvendësuar të gjitha pajisjet që ishin në përdorim në vitin 2000, kur u bë pjesë e Grupit COSMOTE.

AMC duke prezantuar sot disa nga zhvillimet e saj, tregon se ka investuar për mbulimin me sinjal të zonave të pambuluara deri tani, përfshirë zona të izoluara gjeografikisht dhe me numër të vogël popullsie.

"Në dy vitet e fundit sinjali i AMC është shtrirë në zona rurale ose të izoluara, p.sh. Fushë-Buall (Elbasan), Grabovë, Goricë, zonat e Pultit dhe Shalës (Shkodër), Llahen dhe Krumë (Kukës), Frashër (Përmet), apo në zona turistike si Razma dhe Lura", - pohon kompania.

Kurse evidenton se ka cilësinë më të mirë të sinjalit në vendin tonë dhe një nga më të mirat në Ballkan, që ka çuar në efektshmëri maksimale të rrjetit.

Në fakt, rrjeti AMC mbulon mbi 99.8 % të popullsisë në Shqipëri dhe ky është mbulimi më i madh i popullsisë dhe mbulimi më i mirë gjeografik në vend.

Në sajë të cilësisë tepër të lartë të rrjetit AMC ka mundur t'u ofrojë shërbime moderne dhe të plotësojë kërkesat përherë në rritje të abonentëve.

Kompania, ka zbatuar një program të rëndësishëm investimesh në mbarë vendin, me qëllim që t'u japë abonentëve në gjithë vendin komunikim cilësor dhe akses në shërbime të teknologjisë së lartë.

"AMC është kompani lider përsa i përket mbulimit të popullsisë me sinjal. Ç'është më e rëndësishme, është lider përsa i përket cilësisë së sinjalit", pohon kompania.

KOMENTE