English

Arrestohet punonjësi i bankës në Gjilan, vidhte klientët përmes bankomatit

Gjilan, 4 shtator NOA-Një punonjës i bankës së filialit "NLB-Prishtina" në Gjilan, është arrestuar nga policia dhe po mbahet në paraburgim për veprën e përvetësimit të paligjshëm gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas policisë rajonale të Policisë në Gjilan, thuhet se  i dyshuari, me detyrën këshilltar i klientëve për periudhën prill-gusht-2009, ka ndërhyrë pa autorizim në llogaritë e klientëve të kësaj banke.

Policia nuk bëri të ditur shumën e mjeteve të marra nga ky i dyshuar që tashmë ka përfunduar në pranga, por tha se ai paratë e klientëve të kësaj banke i kishte tërhequr përmes bankomatit.

I dyshuari është ndalur në paraburgim për 48 orë, ndërkohë që rasti është ende duke u hetuar.

m.i/NOA

Â

KOMENTE