Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gradimi i efektivëve si ‘inspektorë', Nishani: Fytyra e re e Policisë
English

Gradimi i efektivëve si ‘inspektorë', Nishani: Fytyra e re e Policisë

Tiranë, 4 shtator, NOA - Sapo u zhvillua aktiviteti me rastin e dhënies së gradës "Inspektor", punonjësve të Patrullës së Përgjithshme të Shtetit, të cilët përfunduan periudhën 2-vjeçare të provës.

Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se i pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe vetë ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili ka përshëndetur të gjithë efektivët e rinj që morën gradën e inspektorit.

Nishani ka vlerësuar në fjalën e tij se inspektorët janë fytyra e re e Policisë së Shtetit dhe se ata duhen mbështetur nga të gjithë në punën e tyre.

"Puna e ndershme është me rëndësi për inspektorët", ka deklaruar Nishani gjatë fjalës përshëndetëse.

Sipas tij, inspektorët e rinj marrin përsipër një detyrë me rëndësi, atë të vënies për 24 orë në shërbim të shoqërisë dhe prandaj, ajo duhet vlerësuar dhe marrë në konsideratë prej të gjithëve.

Ndërkaq, lidhur me vrasjen e katër policëve gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti, ministri Nishani ka deklaruar se ai ishte me kosto, por i suksesshëm.

"Jemi pranë zbardhjes së ngjarjes. Vrasja e 4 policëve ishte e dhimbshme", mësohet të jetë shprehur ai lidhur me një fakt të tillë.

 n.e/NOA

KOMENTE