English

Ndalohet në portin e Durrësit familja nga Kosova, posedonte dokumente false

Durrës, 4 shtator NOA - Një familje nga Kosova nuk është lejuar të udhëtojë drejt Italisë nëpërmjet portit të Durrësit pasi dokumentet që ata posedonin dyshohet të jenë false.

Çifti nga Kosova bashkë me fëmijët u kthyer mbrapsht mbrëmë teksa ata po tentonin të udhëtonin me traget nga Durrësi drejt Italisë, kjo pasi dokumentet e tyre u dyshuan si të falsifikuara.

Sipas zyrtarëve të drejtorisë rajonale të Policisë së Kufirit dhe Migracionit, 40-vjeçari Bekim Zylfiu, nga komuna e Gjilanit, Kosovë dhe bashkëshortja e tij, Silvana Zylfiu 40- vjeçe bashkë me dy fëmijët e tyre të moshës 15 dhe 9 vjeç janë paraqitur mbrëmë në pikën e kalimit të kontrollit kufitar portual me 4 leje qëndrimi zvicerane.

Pas verifikimeve të dokumenteve të familjes kosovare, kontrollorët konstatuan parregullsi duke ngritur dyshimet se ato mund të jenë false.

Kryefamiljari Zylfiu është marrë në pyetje nga policia ndërsa nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt Italisë.

k.k/NOA

KOMENTE