Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i vëzhguesve vendorë: Zgjedhjet i përmbushën standardet
English

Raporti i vëzhguesve vendorë: Zgjedhjet i përmbushën standardet

Tiranë, 4 shtator, NOA - Vëzhguesit vendorë, të cilët monitoruan procesin zgjedhor të 28 qershorit në vendin tonë, kanë bërë sot publik raportin e tyre përfundimtar, sipas të cilit rezulton se ai ka qenë korrekt dhe brenda rregullave të parashikuara.

I prezantuar për publikun nga juristi Kristaq Kume, ky raport paraqiti faktin se në përgjithësi zgjedhjet ishin të rregullta dhe janë zhvilluar si duhet, megjithëse me disa mangësi.

Me tyre, Kume përmendi faktin përshembull sesi kandidatët nuk zhvilluan garë të vërtetë dhe se gjatë fushatës u përgatitën aktivitete institucionale.

"Probleme pati edhe gjatë raportimit në media të fushatës", deklaroi në fjalën e tij Kume.

Ndër të tjera ai tha se probleme pati edhe gjatë procesit të numërimit të votave.

"Por  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u tregua profesional dhe transparent. Kartat dhe pasaportat biometrike, përbënin arritje", theksoi ai më pas arritjet e zgjedhjeve të 28 qershorit.

n.e/NOA

Â

KOMENTE