Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbi, shpërthen fabrika e municioneve, vdesin gjashtë persona
English

Serbi, shpërthen fabrika e municioneve, vdesin gjashtë persona

Serbi, 4 shtator NOA - Të paktën gjashtë persona kanë gjetur vdekjen dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një fabrike municionesh në Serbi.

Sipas autoriteteve vendase kanë qenë katër shpërthime të një pas njëshme të ndodhura mbrëmë në fabrikën Prvi Partizan në qytetin Uzhice në perëndim të Beogradit në Serbi.

Në vendngjarje mbërritën shumë makina të zjarrfikëses për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit që u shkaktuan nga shpërthimi i municioneve.

Ndërkohë që veç gjashtë të vdekurve policia nuk ka raportuar viktima të tjetër të mundshëm nën rrënoja.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij shpërthimi që deri më tani nuk ka asnjë version zyrtar.

k.k/NOA

Â

KOMENTE