Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthen fabrika e municioneve në Beograd, 7 të vdekur
English

Shpërthen fabrika e municioneve në Beograd, 7 të vdekur

Uzhice, 4 shtator, NOA - Një shpërthim në një fabrikë municionesh në perëndim të Beogradit ka shkaktuar vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e 10 të tjerëve.

Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga zëvendëskryeministri serb dhe ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç. Sipas deklarimeve të tij, janë gjashtë gra dhe një burrë të konstatuar të vdekur pas shpërthimit, kurse 14 të tjerë janë lënduar.

Bëhet e ditur se konkretisht shpërthimet kanë ndodhur në një fabrikë municionesh në Uzhice, në fabrikën "Prvi Partizan" në qytetin Uzhice.

"Prvi Partizan" është kompleksi më i madh i municioneve në Serbi, ku prodhohen plumba dhe artikuj të tjerë të ngjashëm për policinë dhe gjahtarët.

Gjithsesi, zjarrfikësit arritën që t'u shuajnë flakët dhe se policia tashmë është duke hetuar për shkaqet e vërteta të këtij shpërthimi.

n.e/NOA

KOMENTE