English

Drejtonte motorin pa patentë, aksidenton një kalimtar 67-vjeç

Durrës, 5 shtator, NOA - Policia e Durrësit ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 18-vjeçarit Klajdi Gjeci, lindur dhe banues në qytetin e Durrësit.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ky procedim ka filluar për arsye se pranë "Shesh Pranvera" duke drejtuar mjetin motoçikletë me targë BV56702 dhe pa leje drejtimi, ai ka aksidentuar këmbësorin Asllan S. 67-vjeç, lindur në Skrapar, Â i cili ndodhet për trajtim mjekësor në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit" dhe "Drejtimit të motoçikletës pa leje drejtimi", parashikuar nga neni 290/1 dhe 291 Kodit penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE