Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grupi parlamentar i PS vendos sot nëse do të hyjë në Kuvendin e ri
English

Grupi parlamentar i PS vendos sot nëse do të hyjë në Kuvendin e ri

Tiranë, 5 shtator, NOA - Pas vendimit të djeshëm të Kryesisë së Partisë Socialiste për bojkotin e Kuvendit të ri, ai pritet që të legjitimohet sot në mënyrë përfundimtare gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie.

Sipas të dhënave paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA, burime pranë selisë rozë bëjnë me dijeni se grupit parlamentar do t'i paraqitet nga kryetari Rama lista e kushteve me të cilat duhet të paraqitet në seancën e parë të Kuvendit të ri.

E nëse merret vendimi final për bojkot, deputetët e grupit parlamentar do të marrin urdhër për të mos qenë të pranishëm në seancat plenare, pa u plotësuar më parë kushtet e përmendura.

Mësohet se ato kanëtë bëjnë që me zgjidhjen e pretendimeve të Ramës për manipulime në zgjedhjet e 28 qershorit, deri tek zbardhja e plotë e hetimit për vrasjen e ish-deputetit socialist, Fatmir Xhindi.

KOMENTE