Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Investuesit në Roterdam dhe portet e Rinit duan të shtrihen dhe në Shqipëri
English

Investuesit në Roterdam dhe portet e Rinit duan të shtrihen dhe në Shqipëri

Tiranë, 5 Shtator NOA - Një grup biznesmenësh kosovarë dhe holandezë të cilët njihen si investues në Roterdam dhe portet e lumit Rin, kërkojnë të shtrihen dhe në Shqipëri.

Ata zhvilluan një takim me kryeministrin Sali Berisha ku paraqitën projekt-idetë e tyre për sektorin e energjisë, porteve dhe turizmit.

Ky grup përbëhej nga përfaqësues të grupit "QMI", partner i Doimo Group International dhe Ridderhaven, të mirënjohura në botë në fushat e lartpërmendura dhe të tjera.

Përfaqësuesit e kompanive, Zoti Hafiz Tafaj, president i Grupit "QMI"partner i Doimo Group International, Hans van der Lange, pronar i firmës Ridderhaven, Wim Landman, partner me firmën Ridderhaven, falënderuan Kryeministrin dhe shprehën simpatinë e tyre për arritjet e ekonomisë shqiptare dhe kontributin e qeverisë shqiptare në mbështetje të qeverisë së Kosovës dhe ekonomisë së saj.

Shembull i shkëlqyer i saj, thanë ata, është edhe rruga Durrës-Kukës, përfitimet e së cilës sapo i vëzhguam, sepse erdhëm në Shqipëri mbas vizitës në Kosovë nëpërmjet kësaj rruge.

Ata i shprehën Kryeministrit se interesi i tyre në këta dy sektorë nuk është i rastësishëm, pasi është i lidhur me historikun e aktivitetit të tyre.

Konkretisht kompania Ridderhaven me eksperiencë në ndërtimin dhe menaxhimin e Portit të Roterdamit si dhe porteve të tjera më të vogla në lumin Rin.

Gjithashtu, aktiviteti i tyre në ndërtim është një histori shumë e mirë për përfshirjen në projektet e energjisë dhe hidrocentraleve.

Qëllimi i investimit të tyre është kombinimi i projekteve në Kosovë dhe Shqipëri për të forcuar më tepër urat e lidhjes midis dy vendeve.

Kryeministri i falënderoi për interesin e tyre në ekonominë e dy vendeve dhe i siguroi që këto dy fusha janë me rëndësi të madhe strategjike për qeverinë e tij dhe ekonominë e Shqipërisë.

Berisha u bëri një prezantim të situatës aktuale të ekonomisë shqiptare dhe të projekteve konkrete të së ardhmes në këto fusha dhe në fusha të tjera të lidhura me to.

Kryeministri theksoi që infrastruktura e ndërtuar dhe që do të ndërtohet nga qeveria shqiptare, me flamur rrugën Durrës-Kukës, ka sjell si pasojë të menjëhershme interesin e investitorëve dhe propozimeve konkrete si në fushat e energjisë, ndërtimit të porteve dhe turizmit.

Berisha i siguroi ata se do të kishin mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për zhvillimin e projekteve që ata do të paraqesin në fushat e sipërpërmendura.

Nga ana tjetër, Kryeministri theksoi se zhvillimi i Shqipërisë dhe Kosovës do të ecin paralelisht dhe projekti i portit të Shëngjinit do të shoqërohet me projekte të tjera madhore bashkëpunimi

f.sh/NOA

KOMENTE