Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njëvjetori i planit tarifor Riniring, zgjaten ofertat dhe jepen dhurata për abonentët
English

Njëvjetori i planit tarifor Riniring, zgjaten ofertat dhe jepen dhurata për abonentët

Tiranë, 5 Shtator NOA - Kompania celulare Eagle Mobile jep dhurata dhe zgjat ofertat me rastin e një vjetorit të tarifës rinore Riniring, si përpjekje për të mbajtur në treg ofertat më të mira dhe surprizat më të bukura për abonentët e saj.

Kompania njoftoi sot se me rastin e 1 vjetorit të prezantimit të tarifës më të përzgjedhur rinore në Shqipëri Riniring, Eagle ka shtyrë edhe për një muaj fushatën e bisedave falas nga ora 8 e mbrëmjes deri në 8 të mëngjesit. Kjo ofertë nisi më 11 Maj 2009 dhe ishte e vlefshme deri më 1 Shtator 2009. Por Eagle mendon t'u bëjë një dhuratë atyre që e besuan dhe e zgjodhën tarifën Riniring duke iu gjallëruar mbrëmjet e shtatorit.

"Të gjithë abonentët Riniring do të vazhdojnë të flasin me 0 (zero) lekë nga ora 8 e mbrëmjes deri në 8 të mëngjesit kundrejt të gjithë numrave Eagle deri më datën 30 Shtator 2009, ku tarifa për lidhjen fillestare është vetëm 3 lekë", - njoftoi kompania.

Por ajo shtoi se dhuratat nuk mbarojnë me kaq: "Me rastin e 1 vjetorit të daljes në treg të tarifës rinore Riniring, të gjithë abonentët e kësaj tarife të regjistruar në Shtatorin e vitit të kaluar dhe që janë aktivë do të fitojnë 50 SMS falas brenda Riniring dhe 10 MMS falas brenda Eagle".

Abonentët mund t'i përdorin këto dhurata brenda 15 ditëve nisur nga data 4 Shtator.

Riniring është tarifa me parapagesë që revolucionarizoi tregun e telefonisë celulare duke sjellë mundësi komunikimi e tarifa të arsyeshme për të gjithë shoqërinë tonë, që nga studentët deri te mosha e tretë.

Eagle Mobile tha se "duke falënderuar të gjithë abonentët që besuan dhe përdorin Riniring dhe shumë tarifa të tjera të kompanisë së suksesshme dhe premton se surpriza të tjera janë në radhë".

/e.n/NOA/

Â

Â

KOMENTE