Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Oketa: Ushtarakët kosovarë mund të kryejnë studime akademike në Tiranë
English

Oketa: Ushtarakët kosovarë mund të kryejnë studime akademike në Tiranë

Tiranë, 5 shtator NOA-Për herë të parë, ushtarakë nga Kosova do të mund të studiojnë në institucionet akademike në vendin tonë.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, gjatë një takimi me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi.

Oketa vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas ministrit, pozicioni në të cilin ndodhet Shqipëria tani si një vend anëtar i NATO-s, por edhe shumë afër Kosovës, do të përkthehet në një përvojë dhe mbështetje për modernizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë në Kosovë.

m.i/NOA

KOMENTE