English

Operacioni, asgjësohen 74 bimë kanabis sativa në tokë shtetërore

Krujë, 5 shtator, NOA - Forcat e policisë së Krujës pas informacioneve të marra në rrugë operative, nën operacionin e koduar "Cudhi Zall - 2009", mundësuan që komunën e Nikelit të Krujës, në një terren të pyllëzuar shtetëror të gjejnë një sipërfaqe toke prej 70-80 metra katrore e mbjellë me 75 rrënjë bime narkotike kanabis sativa.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ky operacion u ndërmor në kuadrin e plan-veprimit të ministrit të Brendshëm "Për parandalimin, organizimin e punës për kryerjen e operacioneve policore mbi identifikimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me bimën narkotike "Cannabis Sativa".

Po punohet për identifikimin e autorëve të kësaj vepre penale, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Krujës për hetime të mëtejshme për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE