English

Reagon Lëvizja Vetëvendosje: EULEX-i mbron makinat dhe jo njerzit

Kosovë, 5 shtator, NOA - Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka reaguar menjëhere pas deklaratave të zëdhënëses së Havier Solanës, Cristina Gallach, në një intervistë dhënë BBC-së në shqip mbi ngjarjen e ndodhur para pak kohësh në kosovë ku aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje janë hedhur në protestë ndaj EULEX.

Pas deklaratave të Gallach se: "diplomatët e BE-së "kanë dënuar vandalizmin e automjeteve të EULEX-it si dhe kanë shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës", dhe se 27 vendet e BE-së dënojnë aksionin protestues kundër EULEX-it.

Ky ka qenë dhe shkaku i reagimit të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët dënojnë deklaratat e zëdhënëses së Havier Solanës, Cristina Gallach, të cilët e quajnë të padrejtë pasi nuk kishte dhe të njëjtat reagime ndaj hedhjes së granatës dhe shkëmbimit të zjarrit në veri të Kosovës nga strukturat paralele në drejtim të Shqipëtarve të cilët po rindërtonin shtëpitë e tyre.

Përfaqësues të kësaj lëvizje janë shprehur se zyrtarët e EULEX-it dhe paraardhësit e tyre për një moment i harruan të gjithë ato fjali të bukura se pronësia e pushtetit do të jetë në duart e vendorëve, se pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave është parim që nuk bën të shkelet.

Ky ka qënë reagimi i aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje të bërë publik pas deklaratave të Cristina Gallach.

f.sh/NOA

KOMENTE