Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Biseda mbi 7 minuta me një femër të bukur, të bën të harrosh gjithçka
English

Studimi: Biseda mbi 7 minuta me një femër të bukur, të bën të harrosh gjithçka

Romë, 5 shtator, NOA - Bisedoni për shtatë minuta me një femër joshëse të vërtetë dhe kjo mund t'u shkaktojë një heqje të mendimeve dhe preokupimeve tuaja.

Një fakt të tillë e pohon një studim i fundit i ndërmarrë nga psikologët holandezë, sipas të cilëve të ashtuquajturat pak minuta 'fatale' të bëjnë të harrosh edhe adresën tënde.

Studimi i publikuar në "Journal of Experimental" u zhvillua mbi 40 studentët meshkuj, ku secili prej tyre ka qenë subjekt i një prove kujtese para se të kalonte shtatë minuta në shoqëri me një grua të bukur.

Pas bisedës, vullnetarët përsëritën provë duke u bërë më pak të shpejtë dhe të saktë. Sipas George Fieldman, anëtar i Shoqërisë Psikologjike britanike, hulumtimi tregon se "kur një burrë ndesh një grua që i tërheq vëmendjen, ai humbet përqendrimin dhe vetëkontrollin".

Studimi ndërkaq, u krye edhe mbi gratë, të cilat megjithatë nuk treguan të tilla pasoja nga biseda me burrat interesante.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE